zoom

Të gjitha

Camila Cabello shet vilën luksoze në Los Angelos

Këngëtarja e njohur Camila Cabello i dha lamtumirën vilës së saj mahnitëse në Los Angeles. 24-vjeçarja shiti shtëpinë e saj të stilit mesdhetar për 4.3 milionë Dollarë një çmim më i mirë se çmimi me të cilën e bleu fillimisht.

Ish-anëtarja e grupit Fifth Harmony e bleu shtëpinë në prill 2019 për 3.4 milionë Dollarë. Me tre dhoma gjumi, shtëpia ka  përmban ka një studio regjistrimi dhe kjo sepse këngëtarja dëshiron të ketë një vend brenda shtëpisë për të bërë muzikë.

Kuzhina është ëndrra e çdo të afeksionuari pas gatimit, me pajisje prej çeliku inoks, tavane unike prej guri dhe një bar të gjerë mëngjesi. Pak larg kuzhinës është dhoma e ngrënies dhe dhoma e ndenjes, e cila ka një oxhak me pllaka spanjolle. Ndërsa dhomat e gjumit janë po aq sa klasike edhe moderne.

Ajo vendosi të shiste shtëpinë e saj në Los Angeles muajin e kaluar pasi  njoftoi ndarjen me të dashurin Shawn Mendes.