zoom

Të gjitha

“Ça të bën FBI-ja, s’ta bën as Perëndia”/ Pankartat nga protesta e opozitës

“Ça të bën FBI-ja, s’ta bën as Perëndia”/ Pankartat nga protesta e opozitës

Ka nisur në ambientet përpara kryeministrisë protesta e thirrur nga opozita.

Qytetarë të shumtë me pankarta në duar marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u stacionuan përpara kryeminsitrisë.

Në një prej pankartave pikante, qytetarët shkruajnë me ironi “Tigri, tigri por pastruesja bën kërdinë”, duke iu referuar rastit të vjedhjes në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi të një shumë prej mijëra eurosh nga pastruesja Rozeta Dobi.

Një qytetar tjetër zgjodhi protestën e opozitës si një formë për të treguar shqetësimin e tij në lidhje me nipin që ka të shtruar në gjendje kome në QSUT.

“Ça të bën FBI-ja, s’ta bën as Perëndia”, ishte një tjetër pankartë.

“Pluralizmit i dalim Zot”

Janë të shumta pankartat me mesazhet pikante të protestës të cilat i kishin zgjedhur demokratët për protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Ndërkohë vihet re se nuk ka një pankartë që përmend McGonigal, por vetëm FBI.