zoom

Të gjitha

Brad Pitt shfaqet me fund në tapetin e kuq, i lë të gjithë pa fjalë

Aktori i njohur, Brad Pitt i ka befasuar të gjithë me daljen e tij të fundit. Ai u shfaq në tapetin e kuq, teksa promovoi filmin e ri, “Bullet Train”, i veshur me një fund ngjyrë kafe deri te gjuri dhe me një xhaketë linoje.

Brad kishte zgjedhur një këmishë ngjyrë rozë, një varëse, një palë syze dielli dhe çizme të zeza luftarake.

Tatuazhet e aktorit kanë tërhequr një vëmendje të madhe, duke përfshirë atë që dukej të ishte një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.

Ylli i Hollywood-it dikur kishte parashikuar që burrat të shtonin funde në koleksionin e veshjeve të tyre, ndërsa promovonte filmin e tij “Troy” në 2004-ën.

 

“Burrat do të veshin funde deri në verën e ardhshme,” tha ai në atë kohë.

Filmi “Bullet Train” është një thriller komedi aksion, ku Pitt ka rolin e një vrasësi, i cili, pasi shërohet nga një periudhë djegieje, kthehet në detyrë./zoom.al/