zoom

Bota

Bota sy e veshë/ Trump dhe Zelensky kokë më kokë në Vatikan, çfarë u tha në 15 minuta

Bota sy e veshë/ Trump dhe Zelensky kokë më kokë në Vatikan, çfarë u tha në 15 minuta

Në një takim të shkurtër, por domethënës, Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri ukrainas Volodymyr Zelensky u panë ballë për ballë në Vatikan.

Takimi, që zgjati vetëm 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit, përfundoi me dakordësinë për të zhvilluar një tjetër bisedë më të zgjeruar gjatë ditës.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Zelensky-t, i cituar nga agjencia Reuters.

Pamjet e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas tregojnë dy liderët të ulur në qendër të një salle mermeri, larg ndihmësve dhe kamerave, në një atmosferë të përqendruar dhe formale./ Zoom.al

Postime të lidhura