zoom

Bota

Pas Putin, Trump telefonon Zelenskyn për paqen në Ukrainë

Pas Putin, Trump telefonon Zelenskyn për paqen në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky po zhvillojnë një bisedë telefonike.

Fokusi i telefonatës është lufta në Ukrainë dhe arritja e një armëpushimi me Rusinë.

Biseda mes tyre vjen një ditë pasi Trump telefonoi presidentin rus, Vladimir Putin për të njëjtën çështje.

“Sot pata një bisedë shumë të mirë dhe produktive me Presidentin Putin të Rusisë.

Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të arritur një armëpushim të plotë dhe, në fund, një FUND për këtë luftë të tmerrshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha president!

U diskutuan shumë elemente të një Marrëveshjeje për Paqe, përfshirë faktin se mijëra ushtarë po humbin jetën, dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy duan që kjo të marrë fund.

Ky proces tani është në fuqi dhe po ecën përpara, dhe shpresojmë, për hir të njerëzimit, ta çojmë deri në fund”, tha një ditë më parë Trump në rrjetet sociale./ Zoom.al

Postime të lidhura