Aplikacion
Donald Trump thotë se ishte “shumë i zemëruar, i inatosur” me Vladimir Putin për komentet e fundit për Presidentin e Ukrainës, Zelensky.
Reagimi i presidentit amerikan erdhi pasi Putin deklaroi për nevojën e një qeverie të re të përkohshme në Ukrainë.
Trump u shpreh se do të vendosë “tarifa dytësore për naftën, për të gjithë naftën që del nga Rusia” nëse mendon se Moska është fajtore për dështimin për të arritur një armëpushim.
Në të njëjtën kohë, ai kritikoi gjithashtu Zelenskyn se nuk ra dakord për një marrëveshje mineralesh me SHBA.
