Aplikacion
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj sulmeve të fundit vdekjeprurëse të Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump i drejtoi një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus Vladimir Putin.
“Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes,”- shkroi Trump.
Ky mesazh i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, përbën një nga rastet e rralla kur Trump dënon publikisht dhe në mënyrë eksplicite veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Ai vjen pas një vale të re bombardimesh në Kiev, të cilat shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha.
Vetëm disa orë para kësaj thirrjeje për paqe, Trump kishte shpërndarë një tjetër mesazh në të cilin kritikonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ai mund të ketë paqe ose mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera përpara se të humbasë të gjithë vendin,” shkroi Trump, duke e quajtur Zelensky “njeriu pa letra për të luajtur”, një referencë për situatën e vështirë të Ukrainës në konfliktin aktual./ Zoom.al