zoom

Kosova

Bordi i Paqes/ Trump fton Vjosa Osmanin në podium

Bordi i Paqes/ Trump fton Vjosa Osmanin në podium

Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi të enjten Bordin e Paqes në forumin e Davos në Zvicër.

Bie në sy se presidenti amerikan ka ftuar në podium një grup drejtuesish të shteteve që kanë pranuar të firmosin për Bordin e Paqes.

Mes tyre spikat Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ishte e vetmja femër e pranishme në këtë podium.

Në fjalimin e tij, Donald Trump përmendi edhe çështjen e luftës ndaj karteleve të drogës. Trump tha se në SHBA tashmë nuk futet asnjë kilogram drogë nga rrugët ujore.

Ai theksoi se ushtria amerikane ka bombarduar të gjitha anijet që transportonin drogë.

Postime të lidhura