zoom

Të gjitha

Biografia e Elvis Presley-t pritet të korrë sukses

Biografia e Elvis Presley-t pritet të korrë sukses

Mbesa e Elvis Presley-t, Riley Keough, është emocionuar për filmin biografik të Elvis. Aktorja thotë se qau për filmin e ardhshëm të Baz Luhrmann, të cilin e pa me gjyshen e saj Priscilla Presley dhe nënën Lisa Marie Presley.

“Ishte një përvojë shumë emocionale. Është shumë intensive të shikosh kur është familja jote,” tha Keough. Elvis, me aktorin Austin Butler si këngëtarin titullar, tregon historinë e jetës së hershme të Presley-t në Tenesi, marrëdhënien e tij me kolonelin Parker (Tom Hanks) dhe ngritjen e tij legjendare në famë.

Në fillim të këtij muaji, ish-bashkëshortja e tij Priscilla Presley shkoi në Instagram për të lavdëruar filmin. “E kam parë filmin e Elvisit. E kam parë trailerin dhjetëra herë. Kam rijetuar çdo moment në këtë film. M’u deshën disa ditë për të kapërcyer emocionet”.

Martesa e Priscilla me Elvisin zgjati nga viti 1967 deri në vitin 1973. Vajza e çiftit, Lisa Marie, lindi në vitin 1968. Ajo lindi katër fëmijë, duke përfshirë Keough, e cila mori vlerësime vitin e kaluar për punën e saj në dramën “Zola”. Filmi pritet të publikohet në kinema me 24 qershor dhe pritet të ketë mjaft suskes, duke marrë parasysh dhe aprovimin e familjarëve të Elvis./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura