zoom

Të gjitha

Beyonce dhe Jay-Z blejnë makinën më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Këtë javë, Rolls Royce zbuloi Boat Tail-in 28 milionë dollarësh, të përshtatshëm për një klient që gëzon gjërat më të bukura në jetë, të tilla si një kuvertë e pasme që përmban një set piknik dhe një frigoriferi cili është i fiksuar në 6 gradë Celsius, temperatura ideale për shampanjën “Armand de Brignac Luxury Vintage”, e preferuara e pronarit, që kushton gati 58 mijë paund shishja.
Image
Thuhet se këtë makinë e kanë blerë çifti i famshëm Beyonce dhe Jay-Z.

“Mendohet se kjo makinë fantastike është porositur nga Beyoncé dhe Jay-Z me të gjitha detajet e saj që përputhen me gjërat e tyre të preferuara”.

ImageAjo gjithashtu përmban orë me dy anë, një për një burrë dhe një për një grua, nga Bovet 1822 që mund të vishet ose përdoret si orë makine.

Torsten Müller-Ötvös, drejtori i Rolls-Royce Motor Cars, e ka quajtur këtë makinë “projektin më ambicioz deri më tani”.