zoom

Të gjitha

BERZH ul parashikimin me 0.5 për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2023

2023 parashikohet një vit me ulje përsa i përket rritjes ekonomike sipas raportit më të fundit nga Banka Europiane për Rindëertim dhe Zhvillim. Sipas saj, Shqipëria këtë vit do të ketë një ulje me 0.5 kjo krahasuar me muajin shtator.

BERZH, në projeksionin e muajit shkurt, të publikuar sot(16 shkurt), thekson se në vitin e ardhshëm ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet në 3.3%. Parashikimi i rritjes ekonomike të bankës për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në 2023-shin është ulur me 0.8% në 2.2%.

Sipas BERZH, inflacioni i lartë do të zgjasë më shumë se çfarë pritet në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Rritja do të mbetet gjithashtu e dobët në Europën Lindore, me vetëm 1.6 për qind, dhe në vendet anëtare të BE-së të Europës Juglindore, me 1.5 për qind.
Raporti thekson se vendet në rajon kanë qenë ndër vendet më të prekura nga ndikimi ekonomik i pushtimit rus të Ukrainës, me rritje të çmimeve shumë mbi mesataren e BE-së.

Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik vuri gjithashtu në pikëpyetje aftësitë e komunikimit të bankierëve qendrorë të rajonit, të cilat mund të minojnë besimin e publikut në kapacitetin e zyrtarëve për të vënë nën kontroll inflacionin.

“Normat e interesit janë mjeti kryesor në luftimin e inflacionit, por mjeti i dytë më i rëndësishëm është komunikimi me publikun dhe ndikimi i pritshmërive”, tha ajo.

Që kur sulmi rus ndaj Ukrainës shkaktoi një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve një vit më parë, BERZH thekson se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore kanë luftuar me inflacionin në nivele të papara që nga vitet 1990. BERZH pret që ekonomia e Rusisë të tkurret me 3 për qind këtë vit.