Aplikacion
Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe akuza të forta politike, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit me qëllim arrestimin.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se deputetët e Partisë Socialiste po veprojnë për të mbrojtur Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama.
“Siç e shihni parlamenti është strofull e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës time dhe këta të këtij krahu janë maska e Lubisë dhe Ramës. Kurrë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish që shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, u shpreh Berisha.
Në momentin kur ai përdori këtë shprehje, kryetari i seancës, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën për shkak të gjuhës së përdorur.