Aplikacion
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të Belinda Balluku, pas kërkesës së Prokuroria e Posaçme.
Pas kësaj mbledhjeje, raporti i përgatitur nga anëtarët e Këshillit pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 5 marsit në Kuvendi i Shqipërisë.
Mbledhja e Këshillit vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO, e cila e kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do ta marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, ndërsa theksoi se ndryshimet ligjore të propozuara në Kod nuk kanë lidhje me rastin e saj.
“Rasti konkret është një proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do trajtohet me përgjegjësinë që ne kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj në llogarinë e kohës, Parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të kalojë në votë ky ndryshim. Kështu që nuk ka lidhje me rastin konkret”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të nismës për ndryshimet ligjore.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari