zoom

Lajme

Mandati i Belinda Ballukut, Rama: Do trajtohet me përgjegjësi! Parlamenti do të shprehet për imunitetin

Mandati i Belinda Ballukut, Rama: Do trajtohet me përgjegjësi! Parlamenti do të shprehet për imunitetin

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua nisma për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale lidhur me mbrojtjen e 7 institucioneve nga pezullimi i detyrës, deklaroi se rasti i Belinda Balluku do të trajtohet me përgjegjësi nga shumica qeverisëse.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se ndryshimet ligjore nuk kanë lidhje me rastin konkret të Ballukut, ndërsa nënvizoi se procesi për të do të ndiqet sipas procedurave parlamentare.

“Duke e mbyllur dua të them që nisma thjesht dhe vetëm adreson një… juristët e quajnë boshllëk, unë them një problem që nuk duhet të shfaqet më. Nuk duhet t’i shkojë në mend askujt që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit të marrë peng një funksion kushtetues.”

Kreu i qeverisë sqaroi se çështja konkrete është një proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me përgjegjësinë që shumica qeverisëse ka.

“Ndërsa rasti konkret është një proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do trajtohet me përgjegjësinë që ne kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj në llogarinë e kohës, parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të shkojë në votë ky ndryshim. Kështu që nuk ka lidhje me rastin konkret”, tha Rama.

Postime të lidhura