Aplikacion
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore për ndryshimin e nenit 242/2 të Kodi i Procedurës Penale, që rregullon masat ndaluese, përfshirë pezullimin nga detyra.
Sipas tij, ndërhyrja synon të plotësojë një boshllëk ligjor lidhur me rrethin e funksionarëve ndaj të cilëve nuk mund të aplikohet masa e pezullimit nga detyra. Aktualisht, kjo dispozitë përjashton vetëm personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral, konkretisht anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët.
Manja propozoi që këtij rrethi t’i shtohen edhe shtatë funksionarë të tjerë të lartë: Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Është një nismë që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2. Ne propozojmë që të zgjerohet rrethi i subjekteve ndaj të cilave nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra, duke iu referuar strikt Kushtetutës dhe shtyllave kryesore të shtetit të së drejtës”, u shpreh Manja.
Sipas tij, qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal dhe kushtetues të institucioneve të larta të shtetit, pa cenuar kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.
Manja theksoi se ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal apo të krijojë paprekshmëri individuale, por të vendosë një balancë mes ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe garantimit të rendit juridik, në përputhje me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari