zoom

Të gjitha

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë martuar ?!

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë martuar ?!

Dashuria midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck jo vetëm që triumfoi duke u rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit por edhe u kurorëzua me martesë.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur disa burime pranë çiftit të cilët kanë konfirmuar ceremoninë e martesës së tyre.Aktorët janë martuar në fshehtësi totale duke mos bërë publike asnjë detaj rreth kësaj dasme të fshehtë.

Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen. Hoteli që ata zgjodhën për ditën e tyre më të bukur ishte sigurisht një hotel luksoz me pamje të mrekullueshme.Mes natyrës dhe luksit që të ofronte ky ambient çifti zgjodhën fshehtësinë e kësaj dite të rëndësishme për ta.

https://www.youtube.com/watch?v=nua-TAZr2EU

 

Të ftuarit në dasmën e tyre akoma nuk janë bërë publike nga ata apo mediat, por pritet që ndoshta ndonjë nga të ftuarit  e famshëm të pranishëm,apo edhe vetë ata të mund të tregojnë foto nga dasma./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura