zoom

Të gjitha

Bashkë apo të ndarë? Eros Grezda thyen heshtjen për lidhjen me Oriola Marashin

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Modelja dhe futbollisti kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi u përfolën se janë ndarë. Por më pas ishte Oriola, e cila ndezi sërish shpresat për një rikthim pas një postimi që bëri në rrjete sociale.

Për më tepër, ata filluan ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që u pa si një lëvizje për ribashkim. Por së fundmi, ka qenë futbollisti që ka shuar çdo thashethem duke konfirmuar se ata janë bashkë. I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, pranoi se gjithçka është në rregull dhe se është shumë mirë nga ana sentimentale.

“Je mirë nga ana sentimentale?”- ishte pyetja që moderatorja i drejtoi futbollistit.

“Pse dukem keq? Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,” iu përgjigj Eros.