zoom

Të gjitha

Bardhi shpjegon pse opozita bllokoi Parlamentin: Beteja jonë për të kthyer normalitetin

Bardhi shpjegon pse opozita bllokoi Parlamentin: Beteja jonë për të kthyer normalitetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli jashtë Parlamentit për mediat, pasi seanca plenare u mbyll me nxitim nga mazhoranca prej kaosit të krijuar nga përfaqësues të opozitës në sallë.

Bardhi shpjegoi se opozita po vepron në këtë mënyrë sepse, sipas tij, shumica socialiste nuk i la mundësi tjetër reagimi.

Sipas Bardhit, me këtë sjellje, opozita po përpiqet të rikthejë normalitetin në Parlament, ku fjala dhe e drejta e opozitarëve të respektohet.

“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve.

Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv. Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore.

Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballet dhe argumentet. Rruga ku është përfshirë maxhoranca, ne më shumë jemi marrë me veten dhe nuk kemi kërkuar që të respektohen të drejtat e opozitës, por sot jemi detyruar që mos të bllokonim seancën. Do të donim përballje me ide me kolegët e maxhorancës. Por kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet.

Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë.”, tha ai.