zoom

Aktualitet

“Balla na do për vota”/ Publikohen përgjimet e bandës së Suel Çelës

Zoom.al ka siguruar dosjen hetimore nga ku zbardhen bisedat në platformën SkyEcc, të cilat zbulojnë bashkëpunime mes bandës kriminiale të Suel Çelës dhe drejtues të drejtësisë apo edhe politikës.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut gjendet një bisedë e bërë në vitin 2020, zhvilluar mes Klaus Matishit dhe Megi Fetahut, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu, ku përmendet “Balla”, që dyshohet se bëhet fjalë për deputetin Taulant Ballën. Po kështu, në bisedë dyshohet se përmendet edhe ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Miku i ngushtë i Çelës, Klaus Matishi, përgjatë komunikimit me Megi Fetahun, i betohet kësaj të fundit për sinqeritet dhe vlerësim ndaj gjyqtares Fetahu.

Pjesë nga dosja:

Ne orën 21.59 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah të cilën e bën me dije për konsideratën e veçantë që ka Marjus Lulaj, vetë Klausi dhe lidhjet e tyre për, Pajtime Fetah.

Klaus Matishi: “…Ngjo mam ka ber shum per ne pervec tmires fakti qe na do dhe e dim qe e kemi njeriun ton aty na e thot trroc e bardha e bardh ezeza e zez vlen me shum se kafet respekti mamit dhe ndima mam nuk blihet me lek per kok tate shoku un e japim jeten per ate luft me ramen bejm pa mendu fare se ajo meriton shum e me shum esht nder te vetmit qe mundohet me shpirt per ne fhe na ndimon ok dhe boll me idjotsina…

Ti di cdo gie tonen ti kam then te rezultonna nji ta ndimoj se na do ?? O leket o interes balla na do per vota ben virioni fiton kafe landi mer leket ben sikur na do ndimon dhe katnaret me peshore ne dor kurse mam jot esht burrnesh dhe me njerez si mam sja kufi ska rezerva…Apo qazimi na ndimon se ka frik se po humem ne e di qe han k*rin. Cdo jeri esht me laps po nesjemi budallej…Ne i hym halleve pa shum lek pa shum mig me zemer ne hecim drrejt ne vrasim ballore jo me intrriga…Ato me shtet e miq jan me te fort se ne se kan gjith jeten me giygje ishin te pregatit jan me te fort se ne ni kte drejtim ne jemi ne drrejtimin e luftes me mtir se tqim ropt te qerojm zbejm lloge… Ato si mam jot kan shum miq ne srejtsi ne vetem mam tat kemi te drrejt e sinqert qe na do me shpirt qe shef miqsin jo interesin shuqe ajo sikur kurr mos bej me gje per ne te ne e ka vlersimin 1000000000…”/ Zoom.al

Postime të lidhura