zoom

Aktualitet

Planet e Suel Çelës për të vrarë Ardian Çapjan, nxjerr zbuluar snajperistin: Atë e kishte karamele

Janë zbardhur bisedat në SkyEcc që tregojnë planet e Suel Çelës për të vrarë rivalin e tij në Elbasan, Ardian Çapja.

Nga bisedat është zbuluar se kreu i bandës kriminale, që kontrollonte territorin e Elbasanit me lekët e trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë, kishte kontaktuar snapjeristin Prekë Kodra për të kryer atenatit.

Ai ka nxjerrë zbuluar Prekë Kodrën, duke treguar se qëndron pas atentatit ndaj Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në 07 janar 2020.

Në dosjen thuhet se: Marjus Lulaj alias Suel Çela komunikon me një përdorues të paidentifikuar në Sky Ecc “kot pyta..po le Resheni…,e intereson gjë ta dish…është malazes…ai që ka gjujt…po…ai rrok deri në 1 mij metër…atë e ka pas karramele….po njifen….hahahaha…kismet….ka arrdh 5 her ky…smë ka hec….po një her do më heci…”.

Nga konteksti i bisedës dyshohet se Marjus Lulaj alias Suel Çela kishte informacione në lidhje me autorin e vrasjes së shtetasit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në datën 07.01.2020. Vrasja e tij është kryer nga distanca me snajper.

Marjus Lulaj shprehet se autori i kësaj ngjarje është  një malazez i cili sipas tij është i aftë të realizojë qitje të saktë në distancë deri 1 mijë metra. Personi që dyshohet se kreu vrasjen e Reçit është Prekë Kodra, i cili është edhe snajperisti që qëlloi Çapjan.

Nga biseda dyshohet se Çela ka kontraktuar me të për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur.

Por, Prekë Kodra nuk arriti që të vriste me snajper Ardian Çapjan në atenatin në Krastë. Shënjestra mori një plumb poshtë supit në Krastë dhe u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni, duke arritur t’i shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Postime të lidhura