zoom

Aktualitet

Mike e ngushtë me Suel Çelën, GJKKO liron ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Mike e ngushtë me Suel Çelën, GJKKO liron ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela. Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vetingut.

Sipas hetimeve të SPAK, Fetahu ka marrë mijëra euro ryshfet nga vëllezërit Çopja për të marrë vendime në favor të tyre.

Ndërsa në dosjen e SPAK për operacionin “Plumbi i Artë 2″, shfaqen komunikimet e ish-gjyqtares me Suel Çelën, i cili i diktonte vendimet që duhet të merrte pro tij dhe kundër armiqve të tij në seancat gjyqësore në këmbim të shumave monetare dhe dhuratave të ndryshme.

Postime të lidhura