Aplikacion
Balerini i njohur, Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela janë martuar sot në një ceremoni mjaft madhështore në Durrës.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela.

Dasma përkoi edhe me ditëlindjen e gruas Emanuelës, kështu që dyshja festojnë dy gëzime në një ditë.

Në dasmë ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit.
https://www.youtube.com/watch?v=C10aAK3c0Fw

E sigurisht nuk mund të mungonin disa prej ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët Iliri ka pasur një raport shumë të mirë.

Nga personazhet e BBV të ftuar janë Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Cuni, Meridian Ramçaj.

Gjithashtu janë parë të pranishëm Arbana Osmani dhe partneri i saj, Ermal Mamaqi i cili së bashku me Amin kanë kryer edhe dekorin./L.K
/Zoom.al