Aplikacion
Vrasja në një familje shqiptare do të trondiste ditën e djeshme opinionin publik grek.
Një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur u masakrua me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti 51-vjeçar. Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20 vjeç.
“Faji është i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjerave djali.
Kujtojmë se 51-vjeçari u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori, pasi sipas tij gruaja e tradhtonte./ Zoom.al