zoom

Të gjitha

Austria mbron qytetarët nga inflacioni, frenon rritjen e qirave

Qeveria austriake nuk do të lejojë rritjen e qirave më shumë se 5% përgjatë tre viteve të ardhshme. Ky vendim i ekzekutivit që përbëhet nga konservatorët dhe të gjelbrit vjen në kuadër të masave që po ndërmerren për të luftuar inflacionin.

“Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej pesë përqind. Nga ky vendim do të përfitojnë 75 për qind e të gjitha qirave ndërsa aktualisht po hartojmë edhe zgjidhje më afatgjata”, tha zv.kancelari i Austrisë, Werner Kolger.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, në rast se qeveria nuk do të ndërhynte, vitin e ardhshëm disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme do të pësonin një rritje prej 15 për qind të qirasë.

Norma vjetore e inflacionit në eurozonë arriti deri në 5.3% muajin e kaluar, ndërsa një vit më parë ishte 8.9%.

Zyra statistikore e Bashkimit Evropian gjithashtu bën të ditur se normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Belgjikë, Luksemburg dhe Spanjë, ndërsa niveli më i lartë u arrit në Hungari me 17.5%.