zoom

Aktualitet

Atentati në Lezhë, arrestohet polici që iu përgjigj me armë atentatorëve

Atentati në Lezhë, arrestohet polici që iu përgjigj me armë atentatorëve

Policia e Lezhës me urdhër të prokurorisë ka arrestuar policin B.K, lidhur me ngjarjen e djeshme të atentatit në Rrilë të Lezhës, brenda një berberhane.

Ky i fundit ka qenë i pranishëm në ngjarje, ku në momentin e atentatit ka nxjerrë pistoletën duke iu kundërpërgjigjur atentatorëve në makinë.

Efektivi akuzohet për veprën penale “shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi”.

Shënjestra e atentatit ishte 21-vjeçari Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt i vrarë në lokalin e tij në vitin 2023./ Zoom.al

Postime të lidhura