Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 1 shkurt, në Lezhë, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu nuk ka qenë shënjestra e atentatit. Sipas hetimeve paraprake, objektiv i sulmit dyshohet se ka qenë një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit në momentin e ngjarjes.
Nga të dhënat e siguruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se tre persona kanë mbërritur në fshatin Rrilë të Lezhës me një automjet tip “Audi” dhe, pasi kanë zbritur nga makina, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberhanes. Si pasojë, Sokol Daci ka mbetur i plagosur, duke marrë tre plumba, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Brenda ambientit të biznesit dyshohet se kanë qenë edhe katër persona të tjerë, të cilët, sipas grupit hetimor, kanë kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj autorëve.
Fatmirësisht, 30-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se biznesi nuk ka pasur kamera sigurie, ndërsa policia po kontrollon pamjet e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.