zoom

Aktualitet

U vranë burrë e grua, i afërmi i Kreshnik Mujecit hedh poshtë pistën e gjakmarrjes: Të hetohen pista të tjera

U vranë burrë e grua, i afërmi i Kreshnik Mujecit hedh poshtë pistën e gjakmarrjes: Të hetohen pista të tjera

Pas vrasjes së Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në Lezhë, ka reaguar avokati dhe i afërmi i familjes, Gjergji Neli, i cili kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Në një deklaratë publike, ai dënoi ashpër krimin, duke e cilësuar si një akt të rëndë dhe makabër, ndërsa shprehu dhimbjen dhe solidaritetin me familjarët e viktimave.

Neli u bëri thirrje organeve ligjzbatuese që hetimet të jenë të plota dhe të mos kufizohen vetëm në pistën e hakmarrjes. Ai kritikoi gjithashtu disa raportime mediatike që e lidhin ngjarjen me këtë motiv, duke i cilësuar si të pabazuara.

“Dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje… këshillojmë mos lënien në harresë edhe të pistave të tjera të dyshuara për ngjarjen kriminale”, shprehet ai.

Avokati theksoi se Kreshnik Mujeci ishte një familjar i rregullt dhe i respektuar në komunitet, i angazhuar në blegtori së bashku me bashkëshorten, për të siguruar jetesën.

Po ashtu, ai sqaroi se për një ngjarje të mëparshme në vitin 2017 në Malin e Jushit, Mujeci nuk është shpallur fajtor nga organet e drejtësisë.

“Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara… në përfundim të proceseve gjyqësore, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor”, thuhet në deklaratë.

Në fund, Neli u bëri thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi në raportim dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të paverifikuara, ndërsa kërkoi drejtësi, transparencë dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Deklarata e plotë:

Per ngjarjen e Rende dhe Makabre te tentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje

Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj per kete atentat makaber shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.

Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje detyrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur. Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te  gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes  normale ne sherbim te familjes.

Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej Çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.

Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.

Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.

Zoti forcofte famjljaret dhe gjithe miqesine kudo te jene

Lamtumire kusherini jem!

Lamtumire kunate !

Pushofshi ne paqen e zotit!”.

Postime të lidhura