zoom

Aktualitet

Vrasja e çftit të bashkëshortëve në Balldren, policia shpall në kërkim tre persona

Vrasja e çftit të bashkëshortëve në Balldren, policia shpall në kërkim tre persona

Policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar të krimit dje në Lezhë, ku u vranë me breshëri plumbash burrë e grua.

Tre autorët e dyshuar janë shtetasit me inicialet A.M 22 vjeç , F. M dhe R.M, 32  dhe 23 vjeç banues në Lezhë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, bëri me dije përmes një konference për mediat, se tre autorët e dyshuar janë identifikuar, dhe janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë. 

Po ashtu ai u shpreh se dyshohet që motivi i ngjarjes të ketë qenë hakmarrja. Sipas policisë dyshohet se një automjet tip “Audi” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e shtetasit Kreshnik Mujeci, dhe një tjetër automjet “Wolkswagen” i ka prerë rrugën, dhe prej andej është qëlluar me breshëri armësh në drejtim të Kreshnik dhe Gentiana Mujecit

Postime të lidhura