zoom

Aktualitet

“Atë ditë pa Ergysin me të dashurën” – Motra e Almës jep detaje të reja: Ai i dogji rrobat

Teksa polumbarët vijojnë kërkimet në lumin Buna për të gjetur trupin e Alma Bektashit dhe fëmijës 3 vjeç, motra e saj jep detaje të reja për mediat, që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Pavarësisht mohimit të Ergys Arrazit se nuk ishte dhunues dhe tradhtar, Genta, motra e Almës, këmbëngul se 39-vjeçarja u shty drejt aktit të rëndë për këto arsye.

Sipas saj, ditën kur ndodhi ngjarja, pasi është çuar nga kafja me kunatën e saj, Alma ka parë në makinë Ergysin dhe të dashurën e tij 18-vjeçare, me të cilën i kishte gjetur edhe biseda në telefon.

“Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem”, tha Genta për “Top Channel”.

Ajo tregoi edhe për një rast kur Alma u largua nga shtëpia dhe për sjelljen e Ergysit.

“Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës”, u shpreh Genta.