zoom

Të gjitha

Atdheu flirton me Sarën, Antonela flet me kunja: Shoqja ime…

Pak ditë më parë Atdheu u rikthye si konkurrent në “Përputhen”, pas kërkesës së Antonelës për të dalë në takim me të. Mirëpo, pas rikthimit dyshja thanë se janë të hapur për të dalë dhe me konkurrentët e tjerë.

Puntatën e djeshme të “Përputhen” u duk se Atdheu dhe Sara po flirtonin me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi nga një fjali e Sarës në takim me Shkëlqimin. “Kur jam jashtë më merr malli për Atdheun”, tha konkurrentja dhe kjo u mor si ngacmim për Atdheun.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Bora Zemani: Lë vend për keqkuptime se e kemi një Atdhe këtu

Sara: Jo, pse do më marrë malli? Unë këtu e kam përditë

Atdheu: Po pse të merr malli për Atdhe? Je këtu, po jeton këtu

Sara: Po këtë po them pra, ja ku të kem përballë

Bora: Atdhe, si e kuptove ti këtë të Sarës?

Atdheu: Di gjë unë, kështu po thotë kjo që e ka marrë malli për kombin, për Atdheun, jo për mua. Të ka marrë malli për mua?

Sara: Do doje të më kishte marrë malli për ty

Adheu: Po të pyes ty

Sara: Po do doje ti?

Atdheu: E di unë atë

Sara: Po na e thuaj dhe neve ta dimë

Bora: Sara ti përse e the atë?

Sara: E thashë se mua më merr malli për Shqipërinë kur jam jashtë.

Antonela nuk e priti aspak mirë këtë bisedë mes tyre. E pyetur nëse e sheh si provokim nga ana e Sarës, ajo hodhi kunja. “Nuk e di pres të ma thotë shoqja ime”, tha Antonela me ironi.