zoom

Të gjitha

Britney Spears dhe Sam Asghari flitet se mund të martohen

Këngëtarja Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari i kanë bërë një vizitë kohët e fundit, stilistes së famshme Donatella Versace, vizitë e cila u pasqyrua nga vetë Britney në postimet e fundit. “Jemi duke përgatitur diçka” thotë këngëtarja.

Duke postuar krahas shkrimit foton me stilisten e modës Versace. Popstarja amerikane është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht.

Një hapësirë të madhe të fotove ajo ia kushtuar dhe marrëdhënies së saj me të fejuarin Sam Asghari, njohur para 5 vitesh në sheshin e xhirime të klipit të këngës Slumber Party dhe që prej atëherë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri edhe gjatë periudhës më të errët të jetës dhe karrierës së Britney-t.

Gossipi se këngëtarja pritet t’i japë fund beqarisë, filloi në fillim të muajit mars, ku me rastin e ditëlindjes, Britney e quajti Samin, bashkëshorti im./L.K

/Zoom.al