Aplikacion
TIRANË- Artan Tafani, 39-vjeçari, i cili kreu grabitjen e 30 mijë eurove në një pikë Exhange në Astir ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfehet. Ka qenë pikërisht rrëfimi i tij ai që ka iniciuar megaoperacionin policor të mbrëmjes së kësaj të mërkure në disa qytete të vendit, që çoi në zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërkohë janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Operacioni ka nisur që prej mesditës së sotme dhe është ende në vijim. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e të kërkuarve. Ndërkohë mes urdhër-arresteve janë dhe emra të njohur të botës së krimit.
Artan Tafani është arrestuar nga Policia disa ditë më parë në Lushnje por arrestimi i tij është mbajtur sekret në kuadër të hetimeve që çuan dhe në zbardhjen e disa krimeve. Raportohet se Tafanit i është komunikuar masa e sigurisë këtë të mërkurë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen edhe 2 masa të tjera
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës