zoom

Aktualitet

Artan Hoxha tregon pse s’publikoi videon e Safet Gjicit: Ma dërguan 1 ditë pas regjistrimit

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se videon e Safet Gjicit duke bërë seks në zyrë ia ka dërguar një person 1 ditë pas regjistrimit.

Ai u shpreh se nuk nxorri pamjet pasi po priste mbledhjen e këshillit bashkiak, ku do miratohej tenderi i qenve.

Gazetari u shpreh se video rreth 2 minuta e publikuar u bë për të diskredituar ish-kryebashkiakun e Kukësit.

“Videoja e Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin, u doli. Në datë 7 ma ka sjellë një person dhe më ka thënë shiko a ka interes për ty si material. Ky regjistrim nuk është bërë para fushatës, është bërë në datë 6 qershor. Kam pritur mbledhjen e këshillit bashkiak, ndaj s’e kam nxjerrë.

Kur dëgjova se flitej për një projekt, është ofertë e pakërkuar, kur dëgjova që kjo zonja u thoshte unë do marr shërbimin për të trajtuar qentë e rrugës dhe mori miratimin që kjo do kaloj në këshill bashkiak. Në datë 9 qershor është bërë mbledhja e parë e këshillit bashkiak, në mbledhjen e dytë pritej të miratohej.

Për mua si gazetar ky do ishte lajmi i plotë, kjo nuk ndodhi se videoja rrodhi. Videoja e parë është filmuar mbi ekran, dhe është marrë vetëm pjesa erotike për të diskredituar. Për mua domethënëse është videoja e dytë, për të cilën e po e heton SPAK”, tha Artan Hoxha.