zoom

Të gjitha

“Arritja ime më e madhe është që mbijetova”, aktorja e famshme rrëfen vështirësitë e karrierës

Aktorja e famshme, Sharon Stone i ka pasur fillimet e saj në karrierë jo shumë të lehta.
Ajo ka rrëfyer së fundmi detaje në lidhje me jetën e saj profesionale në Festivalin e Filmit në Zvicër. Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në “Hollywood” dhe po ashtu shtoi se është përballur dhe me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.

Ndër të tjera ajo tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me bashkë-yjet e saj meshkuj dhe më vonë, por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua.
“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo.”, tha aktorja.
Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se më herët aktorja foli publikisht pasi nipi i saj 11-muajsh ndërroi jetë për shkak të mosfunksionimit të organeve duke treguar rëndësinë e dhurimit të tyre.

Ajo ka treguar se asgjë nuk e ndihmoi familjen e saj të përballonte humbjen tragjike të nipit ashtu si dhurimi i organeve të tij për të tjerët që kishin nevojë.
Nuk është bërë e ditur se cilat organe janë dhuruar.
“Nipi im Lumi, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave. Asgjë më shumë se kjo nuk e ndihmon familjen tonë të përballojë vdekjen e tij tragjike, duke na dhënë paqe”, është shprehur aktorja.