zoom

Të gjitha

Armina për Shkëlzenin: E ka karakterin si mami, do të doja të ngjante më shumë nga Sali Berisha

Armina Mevlani ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi marrëdhënien me familjen e Shkëlzen Berishës. Ajo tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.

Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

Sa i përket një detaji rreth marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, Armina tregoi se është shumë romantike.

“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, u shpreh ajo.