zoom

Lajme

Anuela Ristani mungon në takimin e Ramës! A e ka shkarkuar kryeministri?

Anuela Ristani mungon në takimin e Ramës! A e ka shkarkuar kryeministri?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me deputetët e PS-së dhe drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Takimi kishte në fokus, “performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, njoftoi Rama.

Por ajo çfarë ra në sy në mbledhje ishte mungesa e kryetares së Komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Ajo u vendos në krye të Bashkisë nga vetë kreu i qeverisë. Por mospjesëmarrja e saj në një takim kaq të rëndësishëm ka ngritur pikëpyetje.

Gjithashtu kryeministri Rama as nuk e përmendi fare gjatë mbledhjes. Kjo gjë ka bërë që të lindin dyshime se Rama e ka shkarkuar.

E emëruara e Kryeministrit erdhi në krye të Bashkisë menjëherë pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 Shkurt.

Fillimisht Ristani me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka hequr nga puna sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushin si dhe nënkryetaren e bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn, pasi kjo e fundit u vendos nga Veliaj si kryetare e komanduar në bashki

Më pas, ajo nisi nga spastrimi i Bashkisë, duke hequr nga detyra drejtuesit dhe punonjësit e afërt me Veliajn.

Përfshirja në skandal

Anuela Ristani u përfshi në skandal pasi i dha burrit të saj, Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës, makinën e Bashkisë dhe shoferin për të shkuar në punë.

E pyetur se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësish në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën, Ristani humbi toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë.

Pas daljes nga palestra zonja Ristani nuk dha asnjë përgjigje për gazetarët e Piranjave, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh.

Në kulmin e zemërimit, ajo i akuzoi gazetarët se po përndiqnin fëmijën e saj, ndërkohë që emisioni investigativ kishte hequr çdo pamje që tregonin përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë.

Postime të lidhura