zoom

Slider

Ambasada e SHBA uron Kombëtaren: Forca ekipit shqiptar, e brohorasim me të madhe!

Ambasada e SHBA uron Kombëtaren: Forca ekipit shqiptar, e brohorasim me të madhe!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024.

“Forca ekipi shqiptar”, është mesazhi i Ambasadës Amerikane drejtuar Kombëtares, duke shtuar se “brohoret” me të madhe për Shqipërinë.

“Urime Shqipërisë për kualifikimin në #EURO2024! Ambasada e SHBA në Tiranë brohoret me të madhe për Shqipërinë! Forca #EkipiShqiptar”, shkruhet në postimin në Instagram. Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas një barazimi 1-1 me Moldavinë, rezultat që i siguroi “biletën” për në Gjermani. /ZOOM.AL/