Aplikacion
Klodian Braho merr sot zyrtarisht detyrën si drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pasuar Altin Dumanin.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua sipas parashikimit në orën 10:00, ku Dumani i kaloi zyrtarisht stafetën pasardhësit të tij.
Para se t’i kalonte postin kolegut të tij, ish-kreu i SPAK u shpreh se: “Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time. Ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi ndeshur me presion të mëdha. Kemi punuar me profesionalizëm. Sot SPAK është më i besueshëm. Ju falenderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë”.
Ndërsa Klodian Braho: “Dua të vlerësoj paraardhësin nën detyrë, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij. Në ushtimin e detyrës fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm, funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK.
Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, besoj se jemi skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe ne interes të shqiptarëve”.
Braho u zgjodh pak ditë më parë në krye të SPAK, pasi siguroi 7 vota nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kreu i ri i SPAK ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka mbajtur role kyçe në hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe ka qenë i angazhuar në trajtimin e disa prej dosjeve më të ndjeshme që lidhen me politikën.
/Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit