Aplikacion
“Alkool” është titulli i këngës më të re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Yll Limanit dhe Noizyt. Ky projekt muzikor është shoqëruar edhe me videoklip dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dyshes, të cilët kanë të njohur për shumë hite.
Dy protagonistët së bashku me Tonic x Denk e kanë bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa të njëjtit janë përfshirë edhe në shkrimin e tekstit.
Për beat-in është kujdesur Bryan S, ndërsa projekti është prodhuar nga Panda Music. Ndërsa për anën vizuale është angazhuar produksioni muzikor Entermedia që e ka xhiruar videoklipin.
Kujtojmë se kjo javë për Noizy-n ka qenë mjaft e disktuar për shkak të sherrit me reperin Cllevio duke e bërë atë kryefjalën e mediave rozë./L.K
/Zoom.al