zoom

Politikë

Alibeaj tregon arsyen e largimit nga Grupi i PD: S’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë

Alibeaj tregon arsyen e largimit nga Grupi i PD: S’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka treguar arsyen pse u largua nga grupi parlamentar, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t‘i dhënë vulën Sali Berishës.

Alibeaj u shpreh se u largua për koferencë qëndrimi, duke shtuar se betejën nuk e bëri duke vrapuar pas logos e vulës.

“U largova për koherencë qëndrimi, nuk bëra betejën duke vrapuar pas vulës apo siglës. Ndarjen me Sali Berishën e kam bërë 12 apo 13 vjet më parë. Në politikë duhet koherencë dhe cipë, dhe pas 11 qershorit, kur Apeli shpalli vendimin e formës së prerë, u mbyll përfundimisht kjo çështja e vulës apo logos. Unë kam mbajtur qëndrimet bazuar në disa vlera, s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë.

Nuk jam dakort me gjendjen që pas 11 qershorit, ajo struktura që kishte një vello që ishte Partia Demokratike, nuk është më kjo parti. Unë nuk jam që të presim, unë them që të mos lemë betejën që nisëm për vlerat. Ne nuk mund të lemë njerëzit që na besuan pa pika reference. Ne duhet të bëjmë të qartë distancimin nga berishizmi dhe nga Sali Berisha. Ky është një standard. Kush nuk e bën ka respekt, por rrugët tona janë të ndara”, tha Alibeaj në Open.