zoom

Të gjitha

Grupi “Bon Jovi” humb një yll

Grupi “Bon Jovi” humb një yll

Alec John Such ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Ai ishte një nga themeluesit dhe batisti i grupit të famshëm “Bon Jovi”.

“Të lënduar ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i ‘Bon Jovi’, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit”, thuhej në mesazhin publik.. Ai ishte një shok fëmijërie i Tico Torres dhe mori Richie Sambora për të na parë si performonim. Aleku ka qenë gjithmonë plot jetë. Tani këto kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe lot në sy, do na mungojë shumë.” Thuhet nder te tjera ne mesazh.

Ndërkohë  kujtojmë  se “Bon Jovi” u formua në New Jersey në vitin 1983 dhe ka pasur hite me këngë duke përfshirë “Livin’ On a Prayer” dhe “Wanted Dead or Alive”. Such u nda nga grupi në 1994 dhe më vonë u zëvendësuan nga basisti Hugh McDonald.

Grupi u ribashkua kur ‘Bon Jovi’ u fut në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në 2018. Në ceremoninë e hyrjes, Such foli me dashuri për kohën me shokët e tij të grupit./L.K

/Zoom.al