zoom

Lajme

Aksidentohet djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pëson dëmtim në kokë

Aksidentohet djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pëson dëmtim në kokë

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, është shtruar në spital pasi ka pësuar dëmtim në kokë në një aksident të frikshëm.

20-vjeçar po ngiste biçikletën e tij elektrike në Los Anxhelos kur u përplas me pjesën e pasme të një makine

Pax raportohet se nuk kishte helmetë në kokë në momentin e përplasjes. Ai po udhëtonte me biçikletë poshtë bulevardit Los Feliz rreth orës 17:00, kur u aksidentua.

Burimet i thanë TMZ se Pax ishte në gjendje të qëndrueshme pasi u shtrua në spital, megjithëse nuk dihet shkalla e lëndimeve që ka pësuar.