zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë–Pogradec, pranë fshatit Sovjan, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat siguruan zonën dhe nisën veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes./ Zoom.al

Postime të lidhura