zoom

Bota

Trump rikthen debatin për Groenlandën në samitin e NATO-s

Trump rikthen debatin për Groenlandën në samitin e NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer në vëmendje idenë e tij për Groenlandën, duke deklaruar se territori me rëndësi strategjike duhet të administrohet nga SHBA dhe jo nga Danimarka.

Gjatë një prononcimi për mediat në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Turqi, Trump theksoi se Groenlanda ka një rol kyç për interesat amerikane në Arktik. Ai kritikoi autoritetet daneze, duke pretenduar se nuk kanë investuar mjaftueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e ishullit.

“Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një takimi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

Trump argumentoi se rritja e aktivitetit të Rusisë dhe Kinës në rajonin e Arktikut e bën edhe më të rëndësishëm kontrollin strategjik të Groenlandës. Sipas tij, Uashingtoni shpenzon miliarda dollarë çdo vit për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s dhe nuk mund të lejojë që zona të bjerë nën ndikimin e fuqive rivale.

Deklaratat e presidentit amerikan kanë rihapur debatet mbi statusin e Groenlandës dhe marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kopenhagenit. Danimarka ka refuzuar vazhdimisht çdo mundësi për ndryshimin e sovranitetit mbi territorin gjysmë-autonom, duke e konsideruar çështjen të mbyllur./ Zoom.al

Postime të lidhura