zoom

Bota

Groenlanda paralajmëron SHBA-në: Sovraniteti është vijë e kuqe

Groenlanda paralajmëron SHBA-në: Sovraniteti është vijë e kuqe

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka bërë të qartë se çdo diskutim që cenon sovranitetin e ishullit është i papranueshëm, duke e cilësuar integritetin territorial si një “vijë të kuqe” që nuk negocionohet.

Në një deklaratë për mediat në Nuuk, Nielsen u shpreh se Groenlanda është e hapur për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, por çdo marrëveshje duhet të respektojë kufijtë dhe ligjin ndërkombëtar. Ai gjithashtu e quajti të papranueshme retorikën e vitit të kaluar mbi blerjen e ishullit, duke theksuar se ajo ka krijuar pasiguri tek banorët.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, shtoi se zhvillimet në Forumin Ekonomik Botëror ishin pozitive, por theksoi se mbetet ende pasiguri. Ajo konfirmoi takime me përfaqësues të NATO-s dhe Danimarkës për të përcaktuar qartë “vijat e kuqe” dhe theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare për Groenlandën, ndërsa qëndrimi i qeverisë është përcjellë në Uashington përmes kanaleve diplomatike./ Zoom.al

Postime të lidhura