Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij po përgatitet të dërgojë një spital lundrues në Groenlandë, duke theksuar nevojën për ofrimin e kujdesit shëndetësor për banorët e ishullit arktik.
Trump bëri të ditur se po bashkëpunon me Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, të cilin e ka caktuar si të dërguar të posaçëm për Groenlandën. Sipas tij, misioni humanitar synon të ndihmojë persona që aktualisht nuk kanë akses të mjaftueshëm në shërbime mjekësore.
Plani u publikua përmes një postimi në platformën Truth Social, pak para një darke zyrtare të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me guvernatorë republikanë, ku Trump dhe Landry u panë duke diskutuar gjatë.
“Në partneritet me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz të sëmurë që nuk po marrin ndihmë atje. Ai po vjen!”, shkroi Trump.
Megjithatë, as Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e guvernatorit Landry nuk kanë dhënë sqarime nëse iniciativa është kërkuar zyrtarisht nga autoritetet lokale të Groenlandës apo nga Danimarkë, nën sovranitetin e së cilës ndodhet territori./ Zoom.al