zoom

Aktualitet

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier apelon për drejtësi: Po shkatërrohet jeta e vajzës

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier apelon për drejtësi: Po shkatërrohet jeta e vajzës

Pas publikimit të videos së dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, ka reaguar nëna e së miturës, e cila thotë se familja po kalon një periudhë tepër të vështirë dhe se gjendja psikologjike e vajzës është rënduar ndjeshëm.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se vajza e saj po përballet me pasojat emocionale të ngjarjes dhe se e gjithë familja jeton në ankth. Sipas saj, shqetësimi nuk lidhet vetëm me gjendjen e 17-vjeçares, por edhe me sigurinë e fëmijëve të tjerë, ndërsa kërkon që institucionet të veprojnë për të garantuar drejtësi dhe mbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor, por u bë publike vetëm ditët e fundit, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamje që dokumentojnë momentet e dhunës. Në video shfaqet e mitura duke u goditur fizikisht nga bashkëmoshataret, ndërsa personi që filmon dëgjohet duke i nxitur ato të vazhdojnë agresionin.

Rasti është referuar në Prokurori më 9 qershor dhe aktualisht po hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë përgjegjësitë e secilit person të përfshirë.

Sipas të dhënave të deritanishme, vajzat që ishin dhunuese, të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar penalisht, ndërsa njëra prej tyre është arrestuar sepse akuzohet se më parë ka dhunuar edhe nënën./ Zoom.al

Postime të lidhura