zoom

Aktualitet

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Suedi, autori e qëlloi edhe pasi u rrëzua në tokë

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Suedi, autori e qëlloi edhe pasi u rrëzua në tokë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit shqiptar Gent Maksutaj në Suedi.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat suedeze, autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si atentat të planifikuar.

Dyshohet se autori iu afrua shqiptarit nga Kosova dhe hapi zjarr ndaj tij. Pas rrëzimit të 20-vjeçarit në tokë, ai dyshohet se u kthye pranë tij dhe qëlloi sërish, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendi i krimit me tren në drejtim të Stokholmit, ku u lokalizua dhe u arrestua nga policia suedeze.

Prokuroria ka konfirmuar se personi i ndaluar është nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë vrasje të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së dielës në zonën e Uppsalës./ Zoom.al

Postime të lidhura