Aplikacion
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Kukës–Bicaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 01:40, drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale T. C., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret, shtetaset me iniciale M. C. dhe Xh. A. Të tre janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
