zoom

Të gjitha

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen gruaja shtatzënë dhe 6 fëmijë të mitur

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen gruaja shtatzënë dhe 6 fëmijë të mitur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaqarr, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një automjet i drejtuar nga një grua shtatzënë në të cilën ndodheshin edhe 6 fëmijë të tjerë të cilit ishin nisur për të luajtur kalçeto, është përplasur me një tjetër mjet në rrugë.

Si pasojë e aksidentit disa prej fëmijëve janë plagosur lehtë, ndërsa në gjendje të mirë shëndetësore është edhe gruaja shtatzënë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Postime të lidhura